Ajo ka lëvizur vazhdimisht në shtëpi luksoze gjatë viteve. Madje është raportuar se për një muaj jetesë në një vilë luksoze në Coldwater Canyon, ajo ka paguar 100 mijë dollarë.
Mirëpo duket se Mariah Carey ka vendosur që të ulë paksa shpenzimet.
Thuhet se ajo është zhvendosur në një vilë shumë më të lirë me vetëm tetë dhoma gjumi dhe e paguan 35 mijë dollarë në muaj.
Këngëtarja e ka marrë me qira këtë vilë 10 mijë metërshe katrorë në Beverly Hills, ndërsa atje më parë jetonte Nicki Minaj.
Kjo vilë ka një tarracë fantastike dhe një pishinë për not. /Prive.al