Lajmi për nënshkrimin e kontratës me një kompani të madhe muzikore si Ultra & Sony Music nuk e gëzoi vetëm atë por edhe fansat e saj.
Kontrata në vlerë prej 1.5 milion dollarë me kompanin e parë ishte kryelajm në showbizz.
Era me projektin “Bon Bon” arriti që tu bie në sy e vesh të huajve. Shumë covera u realizuan me këngën e saj.
Një të tillë e bëri edhe një këngëtare amerikane. Është kjo Ayden e cila bëri një snap derisa po e shijonte këngën e Era Istrefit.