Këngëtarja më e pafat, Ronela Hajati ka gjithmonë incidente në klipe dhe s’e paskemi ditur!

By

Ronela Hajati njihet si një nga këngëtaret më me stil në tregun muzikor shqiptar dhe në videoklipet e saj sjell gjithmonë diçka të re, që nuk është parë më përpara dhe shpesh herë është treguar mjaft e . Por për t’i realizuar ato Ronela siç duket kalon shumë sfida, pasi në çdo xhirim i ndodh një incident.

Kështu ka zbuluar stilisti i Ronelës, Niko Komani i cili i ftuar në rubrikën “Scroll Doën me iconstyle.al” tregoi se gjatë xhirimeve të videoklipit të këngës “Marre”, këngëtares iu dogj gjysma e mjekrës.

“Shokuese ka qenë për mua, një incident gjatë klipit ‘Marre’. Te pjesa e makinës me balerinin Jurgen Bala, presioni i ujit i ka djegur Ronelës gjysmën e mjekrës. Dhe i nisi gjaku kudo”, tregoi Niko teksa kujtoi edhe disa incidente të tjera.

“Tek ‘Syni jem’ i kanë ndodhur disa gjëra teknike femrash. Ka qenë e veshur me të bardha. Ndërsa te një tjetër e ka kapur policia dhe mori një gjobë të madhe. Pra kur xhirojmë është gjithmonë: ‘Si t’i nxihet Ronelës jeta gjatë xhirimeve?”, tha Niko, skruan Xing.al.

Artikuj të ngjashëm