Këngëtarja kosovare që erdhi nga Suedia për të ndjekur karrierën në Kosovë, e ka zbuluar të dashurin e saj.
Bëhet fjalë për Tringa Kay e cila tashmë i ka publikuar disa këngë solo e bashkëpunime.
Ajo ka befasuar kur në profilin e saj në Instagram, ka publikuar një fotografi duke u përqafuar me të dashurin e saj, identitetin e të cilit megjithatë ka zgjedhur ta mbajë të fshehur.
“Jeta është më e bukur kur e ke dikë me të cilin i ndanë momentet më të mira të jetës tënde. Faleminderit që kujdesesh për mua”, ka shkruar ajo, duke i fshehur fytyrën të dashurit të saj. /Prive.al
https://www.instagram.com/p/BqxsUgaA7Dp/