Këngëtarja e njohur tregon se si lidhja e saj e re ishte ‘shëruese’

By

Gwen Stefani po ndihet shumë mirënjohëse për të dashurin Blake Shelton ndërsa i afrohen përvjetorit të tyre të katërt.

Në rrëfimin e saj për revistën Shap, Gwen tregoi se si marrëdhënia e saj ka qenë “shëruse” qysh kur ajo dhe Shelton u dashuruan në njëri-tjetrin në serinë e The Voice në 2015.

Në atë kohë të dy kishin kaluar në divorce, Shelton ishte ndarë nga ylli i muzikës country Miranda Lambert dhe Stefani nga rocker Bush Gavin Rossdale.

Image result for gwen and blake

“Ndjehem sikur i kalova katër vitet e fundit duke u shëruar – ju e dini, duke u përpjekur të ndërtoj përsëri jetën time,” tha Stefani,

Stefani vazhdoi të thotë se nuk e kishte menduar kurrë se do ta ndante kohen e saj mes Los Angeles, ku ajo dhe Shelton, aktualisht janë duke filmuar sezonin 17 të The Voice, dhe fermës së tyre në Oklahoma.

Image result for gwen for shape magazine

“Unë jam një produkt i pazakontë i një familje të zakonshme në Kaliforni,” tha ajo.

 

“Prindërit e mi u takuan në shkollë të mesme, nëna ime nuk ka punuar kurrë, dhe ne shkuam në kishë të dielave. Më është dashur të udhëtoj nëpër botë. Dhe kurrë se kam pritur se do të kaloja kohën më të madhe në Amerikën e mesme, në fermën e Blake. Mënyra se si jetojmë në fermë është me të vërtetë e thjeshtë. Ka shalqi që mbjell Blake dhe të gjitha lulet e mia të egra. Është një kontrast i bukur me L.A.

 

Javën e kaluar, Stefani festoi 50 vjetorin e lindjes së saj, me një festë familjare dhe një udhëtim në pyll me Shelton.

Në ditëlindjen e saj, Shelton i bëri një urim të ëmbël në twitter ku shkruhej: “Gëzuar Ditëlindjen Gwen Stefani !!!! Unë të dua aq shumë sa është në të vërtetë qesharake … Dhe ndoshta e paligjshme në shtetin e Kalifornisë. ”

Burimi: Yahoo.com

 

Artikuj të ngjashëm