Është shkëputur për një kohë nga jeta publike e kjo për shkak të shtatëzënisë dhe lindjes së djalit Bear Payne.
Por tani është koha e rikthimit të saj në ekran si anëtare e jurisë në X Factor të Britanisë. Bëhet fjalë për Cheryl e cila sot ka dhënë intervistën e parë tashmë si nënë, ku dukej në formë tejet të mire fizike.
Këngëtarja e hitit ‘Parachute’ ka treguar se sa e plotësuar ndihet tani me të birin si dhe ka marrë shumë energji për një sezon të ri.
Prezencën e saj në X Factor e rikonfirmoi edhe i pari kësaj patente Simon Cowell./Prive.al