Këngëtari Alban Nimani përfshihet në përleshje fizike me kolegun (VIDEO)

By

Këngëtari i famshëm i grupit “Asgjë sikur dielli”, është përfshirë në përleshje fizike me njërin nga kolegët e tij nga fakulteti i arteve në Universitetin e Prishtinës.

Fjala është për profesorin Mehmet Behluli, për të cilin Nimani thotë se ishte i pari që e sulmoi fizikisht dhe se pas kësaj ngjarje ai ka hequr dorë nga pozita e profesorit në këtë universitet.

Behluli nuk ka dhënë përgjigje para kamerës së Klan Kosova, por në telefon ka dhënë një version të kundërt të ngjarjes me atë të Albanit, ka thënë se ishte Nimani ai që e sulmoi parimisht.

Për më shumë detaje ndiqeni kronikën në linkun më poshtë:

Artikuj të ngjashëm