Çiljeta në gjendje jo të mirë shëndetësore!

By

Viruseve sezonale që kanë përshkuar pothuajse të gjithë njerëzit në trojet shqiptare nuk ka mundur t’i rezistojë dot as këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga.

Ajo përmes një postimi në Instagram bëri të ditur se këto ditë i kanë shkuar ‘huq’ duke bredhur nëpër spitale shkaku i viruseve që po qarkullojnë me ç’rast ka mbetur mjaft e kënaqur me njërën prej klinikave private për shërbimin e dhënë.

Çili mes tjerash sygjeroi të gjithë të prekurit të vizitojnë këtë qendër e cila dalëngadal po e ndihmon atë të marrë veten.

I urojmë shërim sa më të shpejtë këngëtares. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm