Këngëtarja e njohur do të largohet nga muzika në vitin 2020

By

Pink pati një natë të madhe në CMA Awards të mërkurën.

Jo vetëm që ajo performoi këngën e saj “Love Me Anyway” me Chris Stapleton, por e gjithë familja e saj ishte aty për ta parë.

Image result for pink family cma awards

Para fillimit të shfaqjes, Pink, foli me “Entertainment Tonight” për pjesëmarrjen e bashkëshortit të saj, Carey Hart dhe dy fëmijëve, Willow dhe Jameson, në ngjarje si CMA.

 

“Ata thjesht e bëjnë këtë ngjarje shumë argëtuese për mua. Ata argëtohen aq shumë,” shpjegoi Pink.

Image result for pink family cma awards

Këngëtarja “Walk Me Home” gjithashtu foli për përvjetorin e saj të ardhshëm të martesës. Në janar, ajo dhe burri i saj do të festojnë 14 vjet martesë. “Ai meriton një trofe!” bëri shaka këngëtarja.

 

Më në fund, Pink zbuloi se ajo po planifikon të largohet nga muzika në vitin 2020 pas përfundimit të turneut të saj botëror dhe botimit të albumit të saj të fundit, “Hurts 2B Human”.

Image result for pink family cma awards

“Ne bëmë dy vjet e gjysmë [muzikë] dhe Willow është rikthyer në shkollë tani,” tha Pink. “Jameson do të fillojë parashkollorin së shpejti.”

“Ky është viti i familjes,” vazhdoi ajo. “Dhe Carey ka shumë gjëra në karrieren e tij gjithashtu. Ai është jashtëzakonisht mbështetës, ai më ndjek nëpër botë dhe tani është radha e tij.”

Burimi: Eonline.com

Artikuj të ngjashëm