Këngëtarja e njohur deklarohet se s’do të lidhet me askënd gjatë këtij viti

By

Ariana Grande ka thënë të enjten e 1 janarit, përmes një cicërime në Twitter, se nuk do të jetë në lidhje me askënd në vitin 2019.

Këngëtarja 25 vjeçare e cila është ndarë nga i fejuari Pete Davidson, në muajin tetor, pas katër muajsh fejesë, i është përgjigjur një postimi të një fansi në këtë rrjet social që ka pyetur se me kë është në lidhje Ariana Grande.

“A mund të më tregojnë edhe mua?”, i është përgjigjur këngëtarja e hitit “God Is A Woman”, “përgjigje edhe për pjesën tjetër të këtij viti/ndoshta edhe gjithë jetën: askënd. Ju lutem, referojuni këtij postimi për pyetje të mëtutjeshme”.

Kjo deklaratë e këngëtares vjen pas disa javëve të vështira ku Grande u përplas publikisht me ish të fejuarin e saj, pasi ajo u bë pjesë e armiqësisë mes Kanye West dhe Drake.

Ariana Grande ka pasë një jetë të trazuar, vitin e fundit.

Në muajin maj, më shumë se 20 njerëz vdiqën pas një sulmi me bombë në koncertin e saj në Manchester, Angli.

Në muajin shtator, ish i dashuri i saj, Mac Miller, vdiq pas një overdoze.

Një muaj më vonë, ajo dhe Pete Davidson janë ndarë, vetëm disa muaj pasi ata ishin fejuar.

“Nuk mund t’i them as ‘mirëmëngjes’ dikujt pa qarë. Por megjithatë, mendoj se nuk ka më diçka prej të cilës kam frikë. Kur jeta të përballë me sfida të tilla kaq serioze, prioritetet ndryshojnë. Nuk mërzitem më. Dua të jem vetëm e lumtur dhe e shëndetshme…dhe të bëjë muzikë, një ditë”, ka thënë Grande duke folur për vitin e saj të vështirë që e ka kaluar.

Artikuj të ngjashëm