Këngëtarja e famshme shqiptare e thotë: “Showbizi është droga më e keqe”

By

Këngëtarja e famshme shqiptare Ronela Hajati, ishte e ftuara e Alaudin Hamitit të hënën që lamë pas.

Në Nd’rrimin e Natës në Klan Kosova, këngëtarja ka folur për fillimet e karrierës së saj, duke treguar se si nuk e kishte dashurinë e publikut që në start.

E pyetur nga Hamiti nëse ka dashur që të heq dorë nga muzika ndonjëherë, ajo ka thënë se ndoshta më moti po, mirëpo e përshkruan showbizin si një varësi të jashtëzakonshme e cila nuk të lë rehat.

“Muzika dhe showbiznesi është droga më e keqe që mund të provosh. Varësi e tmerrshme, e lodhshme. Më lodh fakti për tu bërë gati e për tu rregulluar”, ka thënë Ronela Hajati.

Intervistën e plotë mund ta ndiqni në linkun më poshtë:

 

Artikuj të ngjashëm