Këngëtarja e famshme ndanë një brengë me të gjitha gratë (FOTO)

By

Shumëkush mund të mendojë se kur bëhen të famshme ato s’prekin gjë me dorë dhe bëjnë jetë prej V.I.P-ash.

Por ky mund të jetë një paragjykim.

Të paktën nëse dikush ka menduar se këngëtarja Orinda Huta nuk bën punët e shtëpisë, e ka pasur gabim.

Nusja e re, që u martua gjatë muajit gusht, qysh tani ka filluar të brengoset për shtëpinë dhe të gjitha punët që ajo do për të qenë në rregull dhe e pastër.

Këngëtarja ka fotografuar furrën e shporetit të saj elektrik, një makth për të gjitha gratë ngase do shumë mund derisa pastrohet.

“Dhe në fund të ditës, hallin e kemi njësoj. Si ta pastrojmë sobën”, ka shkruar këngëtarja, e cila ka edhe një tjetër obligim që do përmbushur si grua e shtëpisë.

Është njëra ndër pyetjet me të cilat nënat tona na kanë munduar gjatë tërë jetës: “Çfarë të bëj për drekë?”.

Edhe kjo i ka rënë në kokë kryefamiljares Huta, e cila ka marrë përgjegjësi me të hyrë në lidhje martesore. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm