Emeli Sande ka zbuluar se është fejuar me partneren Yoana Karemova pasi doli në publik me romancën e tyre në fillim të këtij viti. Këngëtarja e ndau lajmin me fansat të mërkurën.
Këngëtarja 35-vjeçare ka postuar një foto në Instagram, ku shihet e veshur me një unazë fejese mahnitëse me rubin dhe diamant. Ajo i ka vënë mbishkrimin fotos: “Thashë po!”.
Emeli doli në fillim të këtij viti dhe tha për Metro: “Ne u njohëm përmes muzikës dhe padyshim ndihem më e lumtur se kurrë. Ndihem shumë mirë. Për mua, dashuria e vërtetë dhe të kesh dashuri në jetën tënde bën që gjithçka të përshtatet në vendin e vet.” /Prive.al