Me rastin e ditëlindjes së këngëtares Adelina Ismaili, urimet kanë dalur përtej suazave të fansave dhe familjarëve.
Ka qenë një koleg i ri në moshë i këngëtares, Alban Ramosaj ai që Ismailit i ka dedikuar një postim të veçantë me rastin e ditëlindjes.
Nën foton e këngëtares ai ka shkruar: ‘Simpatia ime e parë. Urime ditëlindja legjendë’.
Ramosaj i lindur në vitin 1996, duket se kohën e shkëlqimit të divës në fillim të viteve 2000 e ka pasur atë idol.
Ky rast kur artistë shqiptarë pranojnë publikisht afeksionin në moshë të hershmë për Adelinën nuk është i pari. Në programin festiv të Klan Kosova disa vite më parë, Nora Istrefi kishte pranuar se në fëmijëri, Ismaili ka qenë muza e frymëzimit për të. /Prive.al/