Këngëtari i preferuar i vajzave shqiptare, mbrëmë i dha fund beqarisë me dasmë madhështore

By

Zemrat e qindra vajzave mund të jenë thyer mbrëmë pasi që këngëtari i tyre i preferuar u martua me partneren e tij prej kohësh.

Këngëtari nga Ferizaj, i ka dhënë mbrëmë fund beqarisë me Rinën të cilën e ka partnere tash e një kohë të gjatë.

Derisa kurorëzimin dyshja e ka bërë kohë më parë, mbrëmjen e së premtes ata janë martuar me ceremoni tradicionale ndërsa Prive, ka siguruar një video ku shihet çifti në momentin që dalin nga vetura.

Bytyqi që është një çun shumë i pashëm, ka zgjedhur për partnere të jetës një vajzë të bukur e cila në dasmën e saj, po dukej si një Princeshë.

Në videon që Prive ka publikuar në Instagram, Enis Bytyqi ka marrë me dhjetëra komente nga vajzat, të cilat të dëshpëruara shkruanin e bënin tag njëra tjetrën, duke u treguar se i preferuari i tyre u martua! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm