Këngëtari i njohur Justin Carter ka vdekur pasi u qëllua me armë aksidentalisht, ndërkohë që po filmonte një video-muzikore.
Ai ishte 35 vjeçar.
Nëna e tij, Cindy McClellan, tha për Fox Neës se djali i saj po xhironte një klip në Houston, Texas, të shtunën, kur një armë në xhepin e tij shkrepi në cepin e syrit të tij.
“Ai ishte një artist i mrekullueshëm”, tha ajo.
Carter la pas dy vajzat, Dixie dhe Kaylee.