Këngëtari i njohur nis një lidhje të re? (FOTO

By

Marc Anthony ka një grua të re në jetën e tij, yllin e Basketball Wives, Evelyn Lozada, dhe ata janë duke qëndruar në rezidencën e tij në Miami.

Sipas The Blast, këngëtari 50-vjeçar dhe 44-vjeçarja, ylli i emisionit reality, janë njohur me njëri tjetrin gjatë muajve të fundit.

Lidhja e tyre fillimisht u zbulua fal njohësve të internetit, të cilët zbuluan se sfondet në postimet e tyre në Instagram ishin të njëjta.

As Anthony dhe as Lozada nuk kanë komentuar marrëdhënien e tyre publikisht deri më tani.

Anthony më parë ishte i martuar me Dayanara Torres nga viti 2000-2004 dhe së bashku kanë tre fëmijë.

Ai gjithashtu ka një vajzë 26 vjeçare me Debbie Rosado dhe ishte i martuar me Jennifer Lopez nga viti 2004-2014, me të cilën kanë dy fëmijë së bashku, binjakët Emme dhe Maximillian.

Këngëtari së fundi ishte i martuar me Shanon De Lima nga viti 2014-2017.

 

Artikuj të ngjashëm