Nuk ka fituar dot betejën me COVID-19 këngëtari i njohur amerikan John Davis. Anëtari i grupit të famshëm “Milli Vanilli” ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare.
Davis interpretoi “Girl You Knoë It’s True” të albumit të vitit 1989, ndërsa së bashku me Fabrice Morvan dhe Rob Pilatus, grupi shiti më shumë se 30 milionë kopje.
Vajza e Davis, foli për vdekjen e të atit, ku kërkoi dhe një ‘duartrokitje të fundit’ në nder të tij.
“Ai bëri shumë njerëz të lumtur me të qeshurën dhe buzëqeshjen e tij, shpirtin e tij të lumtur, dashurinë dhe veçanërisht përmes muzikës së tij”, shkroi ajo në një postim në Facebook.
Lindur në Karolinën e Jugut, Davis u transferua në Gjermani dhe vokali i tij, nëse jo identiteti i tij, u bë i njohur në të gjithë botën si pjesëtar i “Milli Vanilli”. Në vitet e mëvonshme, ai performoi së bashku me Morvan si pjesë e projektit të tyre “Face Meets Voice”.