Këngëtari anulon koncertet për t’u kujdesur për shëndetin mendor

By

Sam Fender ka njoftuar se po tërhiqet nga një seri koncertesh për t’u kujdesur për shëndetin e tij mendor.

Këngëtari anglez postoi një mesazh të përzemërt në Twitter ku bëri të ditur lajmin, duke thënë se ai e kishte lënë pas dore veten për më shumë se një vit dhe nuk wshtw marrë me gjëra që e kanë prekur thellësisht.

Tre shfaqjet e tij kryesore të mbetura në ShBA janë anuluar dhe Fender gjithashtu nuk do të shfaqet në tre koncerte të tjera.

Fender, 28 vjeç, ka prodhuar hitet duke përfshirë “Seventeen Going Under” dhe “Hypersonic Rocket”.

“Më duket krejtësisht hipokrite të mbroj diskutimin mbi shëndetin mendor dhe të shkruaj këngë për të nëse nuk gjej kohë për t’u kujdesur për shëndetin tim mendor”, tha ai.

“Miqtë dhe kolegët e mi kanë qenë të shqetësuar për mua për një kohë dhe nuk do të përmirësohem nëse nuk gjej kohë për ta bërë këtë”.

Artikuj të ngjashëm