Duhet ta dëgjoni ripërpunimin e hitit të Bertanit nga Lori Kaçka

By

Lori Kaçka është rikthyer me një projekt të ri muzikor, ripërpunim.

Ajo ka zgjedhur të bëjë “cover” një nga hitet e pavdekshme, këngën “Kujt i thua xhan” të Bertan Asllanit.

Ripërpunimin, Lori ka zgjedhur ta përcjellë edhe me vizuelizim përmes një videoklipi të realizuar me shumë shije.

Produksioni “TikTak” ka qenë zgjedhja e Lorit. Aranzhimi dhe kitara mbajnë vulën e Astrit Stafës teksa për dukjen e Lorit në videoklip janë përkujdesur Sellma, Kaci dhe stilisti Niko Komani.

Të plotë, ripërpunimin mund ta ndiqni në vijim. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm