Këngëtaret shqiptare në Eurovizion ndër vite, vokali i tyre ishte i jashtëzakonshëm (VIDEO)

By

Nga Anjeza Shahini që e përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion për herë të parë, e deri te Jonida Maliqi, këngëtaret shqiptare kanë përfaqësuar denjësisht vendet e tyre në festivalin europian të këngës.

Rona Nishliu, Juliana Pasha, Ledina Çelo, Eneda Tarifa, Olta Boka, Linda Halimi e Elhaida Dani, kanë shkuar në Eurovizion me këngë tejet potente.

Megjithatë në mesin e të gjitha vajzave, vetëm Rona Nishliu ia kishte arritur të ngritej tejet lart në listë, duke marrë vendin e pestë.

Ndërsa këtë vit, Jonida Maliqi me këngën “Ktheju Tokës”, arriti që të dalë e 18-ta, ndërsa Holanda zuri vendin e parë këtë vit.

Më poshtë një përmbledhje e performancave në Eurovizion!

 

Artikuj të ngjashëm