Postimi i fundit i Vesa Lumës në llogarinë e saj në Instagram, i dedikohet atyre artistëve që frymëzuan këngëtarët përgjatë karrierës së saj.
Vesa Luma numëron hite të shumta në repertorin e saj duke e bërë atë një këngëtare shumë të dashur për publikun.
Ka kohë që këngëtarja është tërhequr nga skena muzikore mirëpo me 13 maj ajo konfirmoi se po punon në një bashkëpunim.
Vesa dhe Big Basta së shpejti do të sjellin një projekt të ri muzikor, por ky nuk do të jetë i pari për ta. Çifti më parë kanë bashkëpunuar për projektet si “BOOM” dhe “Nuk do të flejmë”.
Mirëpo në suksesin që ajo pati në karrierën e saj padyshim që ka pasur artistë të shquar që influencuan stilin e saj.
Në llogarinë e saj në Instagram ajo postoi një kolazh emrash si, Ëhitney Houston, Erykah Badu, Beyonce, Nina Simone, India Arie, Lauren Hill, Alicia Keys, Sade, Tina Turner, Mary J Blige duke shkruar, “Gjatë gjithë jetës sime, unë kam qenë e influencuar nga këta artistë që më kanë ndihmuar të rritem artistikisht – ndikimi i tyre, shpirti i tyre artistik më kanë bërë atë që jam! Përgjithmonë falënderuese.” /Prive.al