Hip hop-i është një ndër zhanret më të pëlqyera në diskografinë shqiptare. Videoklipe të shtrenjta e këngë kualitative që sjellin reperët shqiptarë.
Prive.al sjell një listë me 5 reperë dhe këngët e tyre më të klikuara.
Ledri me Lumi B dhe Ermalin kryesojnë këtë listë me mbi 13 milionë shikime me projektin ‘Tavolina’, teksa si i vetëm dhe pa bashkëpunim kënga më e këlikuar e Ledrit është ‘Ni gotë për ty’ me afro 4 milionë.
Noizy me Sekondarin mbajnë rekordin me këngën ‘Na jena OTR’ sa i përket labelit të tyre me mbi 11 milion shikime. Ndërsa pa bashkëpunim Rigelsi numëron afro 11 milion me ‘Gunz up’.
Mbi 10 milionë e gjysmë kanë regjistruar edhe grupi Tingulli 3nt me ‘Po t’shoh përmas’, ndërsa Ghettogeasy i vetëm numëron mbi 7 milionë shikime me ‘E nxonme’.
Rekordin më të lartë me shikueshmëri Mc Kresha e mban me këngën ‘Luv Luv’ e cila ka shënuar rreth 7 milionë shikime në YouTube.
Listën e mbyll Gold Ag me këngën ‘Shqiptar’. Projekti i shumë përfolur i tij numëron mbi 7 milionë shikime./Prive.al