Pritet që këto ditë të merr jetë projekti që Labinot Tahiri ka paralajmëruar në Prive para pak ditësh.
“Amanet mos më harro” do të titullohet kjo këngë e krijuar nga Bini Nebihu, me tekst të Fuegos e me klip të XL Films.
Mirëpo, paralelisht me këtë produksion duket se Labi ka nisur punë për një tjetër këngë.
Ai në llogarinë e tij në Instagram ka konfirmuar bashkëpunimin e tij me Albina Kelmendin, dhe lë të kuptohet se dyshja po sjellin një këngë për festimet e maturantëve, të titulluat “Hallakam”. /Prive.al