‘Kënga Magjike’ më shumë se garë, një festë për konkurentët

By

Edicioni i sivjetmë i festivalit ‘Kënga Magjike’ përpos që do mbahet mend për rikthimin në performanca live, pa dyshim se do kujtohet për një ‘përplasje’ titanësh.

Gara këtë vit është mjaft e fortë dhe ndryshe nga rëndom, emri i fituesit po qarkullon në një rreth më të gjerë se dy apo tre konkurentësh.

Por ajo që bie në sy është se këngëtarët po tregohen tejet përkrahës për njëri-tjetrin. Ishte Stresi mbrëmë që përmes një postimi i bëri thirje shqiptarëve që siç u shpreh ‘ndihen kuq e zi’ të suportojnë Flori Mumajesin.

Njejtë ka vepruar edhe Juliana Pasha që në profilin e saj në Instagram ka thënë fjalë miradije për Aurela Gaçen, Endri Priftin e Albërie Hadërgjonajn.

Fituesja e vitit të kaluar është shprehur se ‘ky nuk është konkurrim. Kjo është festë ku secili jep shpirtin e vetë. Kështu edhe skena duket më e bukur. Secila eshte komode me ate qe eshte, nuk ka pikepyetje mbi veten, lufton vetëm për atë, dashurinë dhe aprovimin e publikut. Prandaj edhe une ndihem e privilegjuar qe jam në skenë me artistë si ju’  duke aluduar në Albërien dhe Julianën të cilat i ka etiketuar në koment.

Mbetet të shihet edhe se si kanë votuar për njëri-tjetrin kolegët pasi përtej komplimenteve në publik, shpeshherë në këtë festival ka pasur befasi ku votimi ka befasuar duke pasqyruar një realitet krejtësisht të ndryshëm nga çfarë mendohej. /Prive.al/

https://www.instagram.com/p/-4sngVQPwN

 

Artikuj të ngjashëm