Kënga e re e Rita Orës po korr sukses të jashtëzakonshëm

By

Para pak ditësh, Rita Ora publikoi këngën e re “Praising you”. Kënga vjen si një ripërpunim modern i hitit të viteve ’90, “Praise You” në bashkëpunim me FatBoy Slim.

Kjo është kënga e dytë e publikuar deri më tani nga albumi i saj i ri, “You & I”, i cili do të publikohet i plotë në korrik. “Praising You” ka korrur sukses të menjëhershëm, duke u listuar lart në top-listat ndërkombëtare të muzikës.

Ajo aktualisht është kënga e tretë më e transmetuar në radiot amerikane të zhanrit pop. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm