Kënga “Bass” po bën namin në rrafshin ndërkombëtar: Reagon Tayna

By

Ka pak ditë që Tayna ka lansuar këngën e saj më të re me titull “Bass”, e para kjo nën petkun e Sony Music.

E të thuhet se kënga e u prit shumë mirë edhe në botë, do të ishte një nënvlerësim.

Dhjetëra përdorues të platformën Youtube, kanë publikuar video të incizuara, ku tregojnë reagimin e tyre ndaj këngës të re dhe thënë shkurt – ata e adhurojnë.

Tayna së fundmi ka reaguar ndaj këtij fidbeku, me një postim në llogarinë  e saj në Instagram.

“Kënaqem kur shikoj reagimet tuaja. Ju vlerësoj shumë të gjithë ju! Ka aq shumë reagime për këngët e mia nga të huaj në Youtube dhe më vjen keq që nuk kam mundësi të i postoj të gjitha, por duhet ta dini që ju shoh të gjithëve. Faleminderit! E lumtur që ju pëlqen muzika ime”,  thotë ajo në këtë postim. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm