Djali 5 muajsh i Tolgahan dhe Almedës i nënshtrohet një operacioni

By

Pesë muaj më parë ish Miss Shqipëria dhe aktorja Almeda Abazi e bashkëshorti i saj, aktori turk Tolgahan Sayisman u bënë prindër për herë të parë.

Çifti i famshëm qëndroi në Kosovë në fillim të muajit shtator me të birin Efehan në një vizitë zyrtare bashkë me një delegacion artistësh turk.

Mirëpo sot lajme të trishtueshme erdhën nga çifti i famshëm. Mediat turke raportuan se djali 5 muajsh i çiftit iu nënshtruan një operacioni pasi disa cista dermoid u shfaqën në kokën e foshnjës së tyre.

Cistat dermoide janë lezione të rralla që rrjedhin nga përfshirja e qelizave ektodermale në rritje të ngadaltë. Ato mund të çojnë në rritje të presionit intrakranial, hidrocefalus, meningjit aseptik dhe epilepsi.

Pas operacionit, mësohet se Efehan ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Burimi: Cnnturk.com

Artikuj të ngjashëm