Kendall Jenner, ka pothuajse një vit që është përfolur se është në lidhje me yllin e basketbollit, Devin Booker, dhe dyshja tashmë ishte spikatur në shoqërinë e njëri-tjetrit disa herë, përfshirë këtu festën e ditëlindjes së 40-të të Kim Kardashian Westit në Tahiti.
Jenner dhe Booker deri më tani e kanë ruajtur privatësinë e lidhjes së tyre, duke mos dashur të deklarohen publikisht, por më 14 shkurt në Ditën e të Dashuruarve, që të dy vendosën të postojnë fotografi me dedikim ndaj njëri-tjetrit në llogaritë e tyre në Instagram.
Derisa kjo romancë mendohej se nuk ishte shumë serioze, duket se muajve të fundit gjërat kanë ndryshuar. Kendall Jenner, e cila në të kaluarën ka qenë në lidhje romantike me dy lojtarë tjerë të NBA, Blake Griffin dhe Ben Simmons.
Por si asnjëherë më parë, ajo duket e dashuruar dhe shkon shumë mirë me të dashurin aktual, 24-vjeçarin Devin Booker.