Kejsi i kundërpërgjigjet Stresit për deklaratën në NIN?

By

Si i ftuar në NIN të Klan Kosova, Stresi foli për shumë gjëra.

Në intervistën me Alaudin Hamitin, pashmangshëm reperi u pyet edhe për Kejsin, ish të fejuarën.

“Çika më ka pritur. Nuk është e lehtë të vish nga ana tjetër e botës dhe të presësh dikë me dal nga burgu. Por pas lirimit tim ndodhi diçka shumë e ngatërruar, ishte një keqkuptim. Tani është bërë e madhe, shpresoj që të mos flas më këtë temë. Nuk dua as ta zë më me gojë, nuk k apse të bëhet ajo objekt bisede, ajo vazhdon jetën e saj. Në çdo intervistë duan të më pyesin për të, por unë dua ta mbyll këtu….siç po thoja, kur dola kisha nevojë të rikuperosha. Ishte nata që erdha në Prishtinë, në një emision dhe unë e mbaj mend shumë mirë, që unë nuk kisha punë me askënd. Isha me një shok dhe…nuk ndaloj dot njeri të marrë shoqet e veta, ai shoku mori një shpqe dhe ajo e keqkuptoi dhe siç duket…mezor ka pritur t’i hipë avionit. Ajo është e shtrenjtë për mua, përderisa ka ende mbiemrin tim, mundësi për rikthim nuk mundem të flas. Nuk ka më kontakte me familjen time. U nxitua dhe bëri një deklaratë që nuk i takonte, jam unë, nuk mund të bësh një deklaratë të tillë, ke flejt me mu në gji, ke nejt me mu, por femrat ta mbajnë inatin. Ta kujtojnë diçka që ka ndodhur që nga dita e parë,”- tha Stresi.

E duket se pjesa për mbiemër nuk i ka pëlqyer Kejsit.

Ajo indirekt përmes rrjeteve sociale ka dhënë përgjigjen e saj.

Nga Kanadaja, bukuroshja ka postuar fotografinë me ID të punës ku figuron mbiemri i saj i familjes dhe jo i Stresit (Lushaj) si për të treguar që e ka mbyllur një herë e përgjithmonë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm