“2 milionë njerz ne Kosove, 1 milion doken si Kylie Jenner. Kylie Jenner duhet me na sponzorizu si shtet”, ka shkruar Rina në një postim të saj në rrjetin social Instagram.
Dukshëm postimi targeton gratë që bëjnë ndërhyrje estetike; Kylie Jenner vazhdon të mohojë pretendimet se ajo ka ndërhyrje estetike, e nisur nga kjo reperja si duket thumbon ato gra që nuk pranojnë ndërhyrjet e tyre të ‘dukshme’.
Sidoqoftë, mes postimeve promovuese e thumbeve aty këtu, reperja po vazhdon të prodhojë muzikë.
Kujtojmë se “Fallin’ in love” titullohet projekti i fundit muzikor nga Rina Balaj, të cilin e solli në bashkëpunim me Sin Boy. /Prive.al