Me ‘Trileqe’ e nisi 2016-tën në mënyrën më të mirë të mundshme. Kënga e Fjolla Morinës me Elinel u shndërrua në hit të padiskutueshëm duke kapur miliona shikime në Youtube.
Por, ritmi i punës nuk ia fal këngëtares pauzimin e gjatë dhe si rrjedhojë, ajo ka nisur menjëherë punët për projekte të reja.
Siç iu kemi njoftuar, ajo në këngët e radhës do shfaqet alla Nicki Minaj dhe duket se nuk do jetë e mëshirshme për disa persona të caktuar.
Në një prej imazheve nga studio ku po inçizon këngët e reja Fjolla ka shkruar: ‘Jam gati t’i vrasë ca prostituta’.
Nuk dihet nëse ky shkrim i adresohet ndonjë kolegeje të saj me të cilat do konkurrojë nè projekte muzikore apo këtë epitet Fjolla ia ka adresuar dikujt tjetër. /Prive.al/