‘Ke kancer’, si e tmerruan mjekët këngëtaren e njohur kosovare

By

Këngëtarja e njohur Albulena Ukaj ka pasur së fundmi një eksperiencë aspak të këndshme me mjekët kosovar.

View this post on Instagram

A post shared by Albulena Ukaj 🎶🎶🧿 (@albulenaukajofficial)

Në një intervistë për Onima, e pyetur se kur ka qarë të fundën herë, ajo ka treguar në detaje ballafaqimin e hidhur me shëndetësinë në Kosovë.

Ukaj ka treguar se pas ushtrimeve në palestër, ka vjellë gjak, çka ka bërë që menjëherë të shkojë për kontrollë.

Aty, ende pa u kontrolluar mirë e pa iu nënshtruar analizave i është thënë që ka kancer.

‘Aty lirisht munda të them që u shemb gjithçka. Bota, e ardhmja. Iu ktheva mjekut sepse janë bërë njerëz pa ndjenja edhe pse e kuptoj profesionin e tyre. Forma si ma kumtoi lajmin nuk ishte korrekte. Më tha të bëj analizën që kushton 250 euro. I thashë a ke Zot, nuk paske njerëzillëk. Dola, e përplasa derën. Realisht nuk kam pasur asgjë. Vetëm disa probleme me inde që kanë sjellë gjakderdhjen nga kapilarët e shpërthyer’, është shprehur ajo.

Ky është vetëm një prej rasteve të tilla në shoqërinë tonë ku shumëçka, përfshirë aspektin shëndetësor, prioritet mbi prioritete kanë aspektin financiar. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm