Këtë vit e ka pasur ndoshta më produktivin dhe më të ngjeshurin në aspektin profesional.
Reperi Elinel me një varg projektesh, solo e bashkëpunim ka korrur sukses përgjatë muajve që lamë pas.
E në rastin më të freskët, projekti ‘Shpirt’ nga ai dhe Flori Mumajesi gjithashtu u shndërrua në një hit të pakontestueshëm.
Puna e madhë në këtë projekt, përfshirë inqizimin në studio dhe realizimin e videoklipit, e finalizuar në mënyrën më të mirë të mundshme i ka lënë pak kohë relaksit.
Elinel, siç shihet në disa fotografi të siguruara nga Prive.al, pasditen e sotme e ka kaluar me vajzën e tij tashmë një vjeç.
Një gjë që mund të thuhet sigurtë është pa dyshim fakti që princesha e vogël përbën ‘shpirtin’ e reperit. /Prive.al/