Kush është vajza që e zbukuroi klipin e ri të 2Ton?!

By

Ditën e djeshme, reperi 2Ton publikoi projektin e ri veror të titulluar ‘Urime’.

Kënga u pëlqye me të madhe gjë që u reflektua edhe në shikimet në Youtube që e kanë kaluar 600.000shin.

Por, krahas këngës edhe vajza në klip mori një vëmendje të konsiderueshme duke bërë që të komentohet në rrjete sociale.

Por kush është vajza në fjalë?

Bukuroshja që e zbukuroi videoklipin e Artonit është Nora Muja, drenicakja me banim në Gjermani e cila në tre mujorin e fundit të këtij viti do e përfaqësojë Kosovën në Miss Grand Continental.

Në NIN të Klan Kosova,  kushërira e ish-deputetit të PDK-së, Shaip Mujës kishte rrëfyer se me rezultate të shkëlqyera po mbaron fakultetin e drejtësisë dhe aktualisht vazhdon të jetë beqare e madje edhe e virgjër. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm