Kjo verë ishte e paharrueshme për reperin me origjinë nga Kosova, Gashin.
Pas shumë vitesh, ai u rikthye në vendin e origjinës dhe performoi duke ofruar atmosferë të jashtëzakonshme përballë mijëra të ftuarve në “Sunny Hill Festival”.
E duket se eksperienca e bukur e verës që lamë pas ka shërbyer si shkas që Gashi për tjetrën të mos vijë vetëm.
Përmes rrjeteve sociale, ai ka bërë të ditur haptazi përmes komenteve publike në bashkëbisedim me DJ Snake se këtë të fundit do e sjellë në Kosovë vitin e ardhshëm.
Një gjë të tillë, Gashi e ka paralajmëruar edhe më herët por duket se me festivalin e madh të “Sunny Hill”, pjesëmarrja në 2019-tën do të jetë e pashmangshme. /Prive.al