Katy Perry sjellë në jetë beben – nisë një iniciativë për nënat e reja

By

Katy Perry ka lindur vajzë me të dashurin e saj Orlando Bloom, të cilën e kanë quajtur Daisy Dove Bloom.

Katy dhe Orlando e lajmëruan lindjen e bebes së tyre përmes Unicef-it, sepse të dy janë ambasadorë për bamirësi të kësaj organizate.

 

“Ne jemi të mbushur me dashuri dhe të mrekulluar nga lindja e vajzës tonë, por ne e dimë që jemi me fat dhe se jo të gjithë mund të kenë një përvojë të lindjes kaq të lehtë si ne.Një grua shtatëzanë apo një fëmijë i sapolindur vdes çdo 11 sekonda, kryesisht prej shkaqeve që mund të parandalohen. Prej fillimit të pandemisë, më shumë të sapolindur kanë vdekur nga mungesa e ujit, sapunit, vaksinave dhe sëmundjeve. Si prindër të një fëmije të sapolindur, ne bashkëndjejmë me prindërit që janë duke u përballur me vështirësi.”

Ata vendosën që të hapin një web për donacion për të shënuar lindjen e Daisy, ndërsa paratë do të shkojnë për nënat dhe fëmijët.

Burimi: Mirror

 

Artikuj të ngjashëm