Sara Hoxha, tash e katër muaj po shijon mëmësinë, dhe shumë detaje të rolit të saj të ri, ajo ka ndarë me ndjekësit në Istagram.
Përveç se e përkushtuar me mish e shpirt në të voglën e saj Poem Blu, ajo gjithashtu synon të kthejë fizikun e saj të mëparshëm pas lindjes.
Së fundmi, bukuroshja ka treguar sa është dobësuar dhe ka ndarë me ndjekësit peshën e saj aktuale, 69,8 kilogramë për të cilën ajo thotë se është mjaft e lumtur.
“Është ajo “6” që më bën të lumtur”, ka shkruar Sara krahas fotot ku shihet në peshore. /Prive.al