Katër momentet kur Mozzik tentoi të ruajë qetësinë e Loredanës

By

Loredana Zefi befasoi shumëkë me vendimin për të dalë sot në konferencë për media.

Ndryshe prej shumëkujt, që në mes të një periudhe të vështirë, ‘avullohet’ për muaj të tërë, reperja vendosi të ballafaqohet me një varg mediash shqiptare e zvicerane në Prishtinë për skandalin me çiftin zviceran.

Krah saj ishte bashkëshorti, Mozzik i cili la përshtypje për qetësinë dhe edukatën. Ai në vazhdimësi, me instiktin e babait, përmendte vajzën si obligim, që prej herës së parë kur e mori fjalën.

Por, cilat janë katër rastet kur u tregua një gjentëlmen i vërtetë ndaj gruas, Loredanës e cila pati momente tensioni dhe humbje të qetësisë përgjatë konferencës gati një orëshe!

1. Që në start kur u kujdes të mbushë gotën e saj me ujë të parën, ndonëse më pas u hutua dhe piu edhe vetë nga gota e Loredanës dhe jo e tij

2. Përgjatë gjithë deklaratës, dorën e mbante në supet e gruas për t’i dhënë mbështetje

3. Momenti kur pasi pyetet për akuzat e shoqes së saj për vjedhje nga llogaria bankare, Mozzik ndërhyn për të mbyllë temën duke thënë se sot nuk janë mbledhur për një gjë të tillë.

4. Momenti kur Loredana në këmbë, debatonte me gazetarin zviceran, Mozzik e tërhiqte me prapa për t’u ulur duke i thënë ngadalë që të mos e zgjasë. /prive.al

Artikuj të ngjashëm