Kate Middleton , Dukesha e Kembrixhit, është bashkëshortja e Princit William.
Nëna e tre fëmijëve është vlerësuar për pamjen e saj elegante dhe stilin në një sondazh të ri.
Jo ralle herë, dukesha është marrë shembull dhe është adhuruar për stilin e saj, veshjen, grimin dhe krehjen e flokëve, krahas rolit të saj në mbretërinë britanike.
Sondazhi ndërkombëtar u kërkoi 14,000 të rriturve nga e gjithë Evropa të komentonin se kush besonin se ishin ikonat më të mëdha të stilit.
Kate fitoi me të vërtetë vendin e saj si mbretëresha më në modë pasi ishte e vetmja anëtare e familjes që hyri në dhjetë të parat. Dukesha e Kembrixhit mori 24 për qind të votave nga ata që u anketuan.
Sidoqoftë, ajo për pak e humbi vendin e parë ndërsa këngëtarja dhe stilistja Victoria Beckham mori epërsinë.
Më poshtë është lista që zgjodhi gratë më me shije, nga sondazhi i FARFETCH:
- Victoria Beckham
- Kate Middleton
- Chiara Ferragni
- Olivia Palermo
- Ellie Goulding
- Alexa Chung
- Jane Birkin
- Anna Cleveland
- Lizzy Hadfield
- Bonnie Strange