Kate Middleton dhe Princi William duan që fëmijët e tyre të “rriten si fëmijë normal”

By

Dje morëm një lajm shumë të rëndësishëm që Mbretëresha e Anglisë gjithnjë e bën vetë grimin e saj, dhe duket se ky mentalitet i thjeshtësisë shtrihet përtej monarkut dhe ndahet nga anëtarët e tjerë të familjes mbretërore.

Rast në fjalë: Një raport i ri ndan se Kate Middleton dhe Prince William po përpiqen të rritin fëmijët e tyre sa më normalë që të jetë e mundur dhe jashtë influnecës së statusit që vie me të qenurit pjesë e familjes mbretërore.

Trooping The Colour 2019

Një burim i tha gazetës The Sun,

 

“Kate gjithmonë ka dashur që fëmijët të jetojnë në botën e vërtetë. Ajo dhe William nuk duan që ata të jetojnë në një flluskë të statusit mbretërorë. Ata duan që ata të rriten duke pasur të njëjtat përvoja si fëmijët e tjerë. “

 

Dhe po, kjo është padyshim një sfidë duke marrë parasysh që fëmijët kanë qenë të famshëm që nga dita kur kanë lindur dhe njëri prej tyre ka shumë të ngjarë të trashëgojë fronin dhe të sundojë Mbretërinë e Bashkuar një ditë!

Dhe mesa duket kjo dëshirë për t’i dhënë Xhorxhit, Charlotte dhe Louis një fëmijëri të rregullt është frymëzuar pjesërisht nga Princesha Diana, e cila gjithashtu u përpoq të bënte gjëra normale me djemtë e saj Princi William dhe Princ Harry.

Burimi: Cosmopolitan.com

Artikuj të ngjashëm