Kate Middleton detyrohet të izolohet për shkak të rrezikut ndaj COVID-19

By

Dukesha e Kembrixhit Kate Middleton, është detyruar të izolohet pasi kishte kontakt me dikë që ka rezultuar pozitiv me COVID-19, pavarësisht se nuk kishte asnjë simptomë.

Ajo ka kryer të dy vaksinimet, po ashtu edhe është testuar negativ katër herë brenda javës së kaluar.

Mirëpo kjo situatë po e pengon atë të marrë pjesë në festimet e ditëlindjes së 73-të, të festës së çajit NHS, që po mbahet në Katedralen e Shën Palit dhe Pallatin Buckingham sot.

Rregullat e Boris Johnson të vetë-izolimit janë duke shkaktuar kaos në të gjithë shoqërinë britanike, por veçanërisht për shkollat ​​dhe bizneset, të cilët janë urdhëruar të bëjnë mbylljen nëse vetëm dikush rezulton pozitiv.

Dukesha u lajmërua për kontaktin me një person të infektuar me COVID-19, të premten pasdite, pasi kaloi pjesën më të madhe të ditës në Wimbledon. Kjo do të thotë se ajo duhet të karantinohet për dhjetë ditë, edhe nëse bën test negativ, të cilin e ka.

Pallati Kensington tha në një deklaratë: “Javën e kaluar Dukesha e Kembrixhit kishte kontakt me dikë që më pas ka dalë pozitiv. Lartësia e saj Mbretërore nuk po përjeton ndonjë simptomë, por po ndjek të gjitha udhëzimet përkatëse të qeverisë dhe është e izoluar në shtëpi”. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm