Që prej zyrtarizimit të lajmit afro një muaj më parë, përflitet gjerë e gjatë për secilin detaj të “Big Brother VIP Kosova”.
Spektakli që do të organizohet për herë të parë në këto përmasa, ka premierën në vjeshtë, ekskluzivisht në KlanKosova&ArtMotion.
Sigurisht, kurreshtja më e madhe është për emrat e kastit të këtij formati.
Tani por edhe tutje do të ketë emra të cilët do përflitën, të saktë e të pasaktë.
Në lidhje me kastin e banorëve të shtëpisë, një reagim e ka pasur moderatori i këtij formati, Alaudin Hamiti. Ai ka zbuluar se puna në emrat po vazhdon.
“Big Brother VIP Kosova. Kasti në proces e sipër” – është shprehur Hamiti përmes një postimi.
Kë do donit ta shihnit? /Prive.al