Gazeta britanike “The telegraph” sot ka publikuar një artikull i dedikuar 100% shqiptares Rita Ora. Kjo medie ka bërë një përmbledhje të karrierës së këngëtares në fotografi.
Artikulli nis me vitin e lindjes së Ritës. Këngëtarja u lind më 1990 nga Besnik dhe Vera Sahatçiu. Babai i saj më pas e ndërroi mbriemrin në Ora për shkak të shqiptimit më të lehtë.
Familja Ora nga Prishtina në Londër shkuan si refugjatë kur Rita ishte vetëm një vjeç. Këngëtarja ka treguar talent si e vogël e për këtë arsye ajo u bë pjesë e Sylvia Young Theatre School.
Në vitin 2004 Ora debutoi në skenën e filmit në dramën “Spivs” ku luante një emigrante shqiptare.
2008-ta shënoi bashkëpunimin e saj me Craig David and Tinchy Stryder të cilët u pozicionuan në vendin e 58-të të top listave britanike.
Në vitin 2009 shqiptarja mori pjesë në festivalin që mundëson përfaqësimin e Britanisë së madhe në Eurovision. Mirëpo këtë garë nuk e qoi deri në fund pasi dorëzoi largimin nga kompeticioni. Po të njëjtin vit ajo takohet edhe me artistin e njohur botëror, Jay Z.
2012 shënohet si “ora” e Ritës pasiqë shpërtheu në tregun anglez. “Rip” dhe “How we do” të publikuara atë kohë u ngjitën menjëherë në pozitën e parë të top listave e po ashtu u nominua për 3 çmime MTV EMA.
Një vit më vonë, këngëtarja paraqitet në serialin e njohur amerikan ‘90210’ ku performoi dy këngë “Shine Your Light” dhe “Rip”.
Po ashtu në 2013-të Rita mori vëmendjen më të madhe në festivalin e Glastonbury.
Atë vit Rita publikoi këngën “I Will Never Let You Down” e krijuar nga Calvin Harris i cili pas ndarjes me Orën nuk e lejoi ta performoj në ‘Teen Choice Awards’.
Në vitin 2014 Rita ishte kryetemë e shtypit për shkak se kur ndau çmimin “Aktori më i mirë i zhveshur” në MTV Movie Awards, ajo mendoi se e drejtë për publikun do ishte që fituesi të zhvishej në skenë. Këtë gjë e bëri me Zac Efron i cili triumfoi në këtë kategori.
Ora një vit më parë publikoi edhe duetin me Iggy Azalea. ‘Black Widow’ u radhit e treta në Amerikë.
Në fillim të 2015-tës Rita Ora u paraqit si antare e jurisë në sezonin e katërt të ‘The Voice Uk’.
Në ditën e Shën Valentinit u bë premiera botërore e ‘Fifty Shades of Grey’. Pjesë e kastit Rita ishte në rolin e Mias.
Pas vetëm një sezoni në ‘The Voice’ Rita iu bashkua ekipit të programit rival ‘X Factor’ ku aktualisht është në panelin e jurisë.
Ndërsa javën e fundit vetëm ka zënë ‘abuzimi seksual’ i Ritës. Nga libri autobiografik që do të publikohen kanë rrjedhur disa informacione ku fliten se Ora kur ishte 14 vjeç ka qenë në lidhje me një 26 vjeçar. Kjo marrëdhënie është konsideruar si abuzim seksual me të mitur. /Prive.al