Karleusa zgjedh producentin në Shqipëri për projektin e ri?!

By

Është përfshirë shpesh në polemika që vënin në pah qasjen raciste ndaj shqiptarëve.

Këngëtarja serbe Jelena Karleusa njihet për ofendimet ndaj popullit shqiptar në përgjithësi dhe figurave të njohura si Rita Ora në veçanti.

Por, kur është fjala tek projektet muzikore në synim për t’i bërë hite, ajo adresë ka Shqipërinë!

Kjo të paktën është vërtetuar në projektin e fundit në bashkëpunim me Azisin bullgar të cilin këngëtarja serbe e interpretoi në finale e spektaklit ‘Zvezde Granda’.

Inicialet e producentit të muzikës ‘A. Sula’ lënë të kuptohet se në fakt, Alfred Sula ka qenë kompozitori i përzgjedhur për realizimin e këtij projekti.

Sula, i cili jeton dhe vepron në Shqipëri e ka shpërndarë edhe vetë projektin duke marrë përgëzime nga ndjekësit në rrjete sociale. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm