Gushti i vitit që lamë pas i dha epitetin e nënës për të parën herë këngëtares Leonora Poloska.
Pas një lidhjeje me Andin Randobravën që edhe u kurorëzua, çifti u bënë prindër të një vajze që e quajtën Andora, si kombinim i shkronjave nga emri i secilit.
Kjo periudhë e mëmësisë ka kaluar relativisht pa vëmendjen e publikut nga ana e Leonorës që nuk del shpesh në intervista dhe ka tash e disa vite që është distancuar pak nga skena muzikore shqiptare.
Por, Andora me muajt që po kalojnë është rritur goxha dhe këtë e ka zbuluar një postim i fundit i këngëtares në Instagram që shfaq bukuroshen e vogël.
Një bebe shumë e mirë, apo jo?! /Prive.al