Kaq shpenzoi Luana për veshje në puntatën e fundit të ‘Shiko kush Luan’

By

Në çdo javë, prezantuesja Luana Vjollca vjedh vëmendjen me dukjen e saj.

Herë goxha e ekspozuar e herë jo, ajo në shumicën dërmuese të rasteve i beson dukjes dizajneres nga Kosova, Blerina Kllokoqi – Rugova.

Por këtë javë, Luana vendosi të ndërrojë pak dukje duke zgjedhur veshje nga shtëpia e modës ‘House of CB’ me bazë në Londër.

Por sa i kushtoi paraqitja Luanës?! Jo më shumë se 200 euro!

Faqja ‘What they wearin’ në Instagram ka kalkuluar se pjesa e sipërme dhe e poshtme e veshjes kanë kushtuar 104, respektivisht 91 euro.

Ndryshe prej Marinës që pothuajse nuk ka fustan apo këpucë nën 1000 euro, duket se Luana në këtë pjesë tregohet më ekonomike dhe njëkohësisht, ja del të duket bukur! /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm