Kaq para dhuroi sot Morena Taraku në fondin për Shqipërinë

By

Një prej fytyrave publike më aktive në rrjete sociale pas tragjedisë në Shqipëri është këngëtarja Morena Taraku.

Ish-Miss Kosova në vazhdimësi po i bën thirrje ndjekësve të saj për të kontribuar, gjë të cilën e ka bërë edhe vetë.

Pas donacioneve në vlera monetare përgjatë dy ditëve që lamë pas, Morena ka kontribuar sërish.

Bukuroshja përmes platformës GoFund ka bartur sot nga xhirollogaria e saj plot 1,100 dollarë, siç e ka zbuluar vetë përmes rrjeteve sociale.

Kujtojmë se numri i viktimave nga tërmeti 6.4 ballë në Shqipëri është rritur në 41 persona teksa numri i të plagosurve tejkalon 700. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm