‘Kaq ishte’ – Noizy sqaron ‘problemin’ me Oriola Marashin

By

Është sqaruar gjithçka!

Noizy dhe Oriola Marashi ‘i rregulluan raportet’.

Para disa ditësh, në rrjetet sociale, qarkullonte lajmi se reperi dhe modelja që ia ka mësyer edhe muzikës, i kanë prishur marrëdhëniet pasi të dy e hoqën njëri-tjetrin nga Instagrami.

Mirëpo, Noizy sqaroi çdo gjë përmes një instastory të bërë sot.

“Kaq ishte”, shkroi reperi mbi foton ku shihej që Oriola ka nisur sërish ta ndiqte atë.

Me sa duket, çdo gjë ka qenë për vëmendje pasi të dy kanë shoqëri të mirë bashkë./Prive.al

Artikuj të ngjashëm